Shkruan: Rafis Aliti – Msusi
Me shkas, për zhvillimet e fundit gjeopolitike, gjejgësisht agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Republikës së Ukrainës.
Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, është një pikë kyçe e zhvillimeve gjeopolitike në nivel botërorë, gjegjësisht epilogu i këtij konflikti të armatosur do ti jep ndoshta edhe kahje zhvillimeve gjeopolitike të së ardhmes, vallë do triumfojë demokracia dhe vullneti i lirë i popujve dhe qytetarëve, apo do të kthehemi mbrapsht në një epokë të regjimeve represive diktatoriale, forma të cilat në të kaluarën kanë prodhuar vetëm vuajtje, shkatërime, erësirë dhe gjitha të zezat të cilat i dimë nga e kaluara.
SHKAKU I KËTIJ POSTIMI TË SOTËM NUK ËSHTË TË JAP NJË KËNDVËSHTRIM TË ELEMENTEVE GJEOPOLITIKE NË NIVEL GLOBAL, SEPSE PËR KËTO TEMA PO SHKRUAJNË TË GJITHA MEDIAT NDËRKOMBËTARE DHE TË GJITHA INSTITUCIONET RELEVANTE.
SHKAS PËR KËTË POSTIM MORA REAGIMET NË HAPSIRËN MEDIATIKE SHQIPTARE DHE RRJETET SOCIALE, RAPORTIN DHE QËNDRIMIN QË DUHET TË KENË SHQIPTARËT PËR KËTË KONFLIKT, PARALELIZMAT QË BËHEN SE UKRAINA KA MBËSHTETUR USHTRINË MAQEDONE GJATË KONFLIKTIT TË ARMATOSUR NË VITIN 2001, DHE TË TJERA DILEMA QË QARKULLOJNË NË HAPSIRËN MEDIATIKE DHE TË OPINIONIT PUBLIK.
Vallë a ka Shqiptarë që përkrahin Rusinë dhe Putinin, kjo absolutisht nuk duhetë të jetë temë diskutimi (mbase edhe mund të ketë ndonjë shqipfolës gjakëprishur), por historikish së paku në 1000 (një mijë) vitet e fundit Rusia ka qenë dhe akoma është kundër Shqiptarëve dhe interesave Shqiptare, gjegjësisht secilën herë që është forcuar Rusia, Shqiptarët e kanë pësuar me tkurje të teritoreve, masakra, gjenocide, eksoduse dhe vuajtje (herë direkt e herë indirekt nëpëmjet aleancave dhe instrumentave të Rusisë të instaluara në Ballkan) sepse ëndërr e Rusisë ka qenë dhe mbetet që ti kontrollojë ujërat e mesdheut dhe Ballkanit.
DISA REAGIME NË HAPSIRËN MEDIATIKE SHQIPTARE DHE RRJETET SOCIALE THONË: “PO EDHE UKRAINA KA MBËSHTETUR SËRBINË GJATË LUFTËS SË KOSOVËS, KA MBËSHTETUR USHTRINË MAQEDONE GJATË KONFLIKTIT TË ARMATOSUR NË VITIN 2001, E KA ARMATOSUR, E KA PAISUR ME AEROPLANË, TANKE EDHE ARMATIME TË LLOJIT TË NDRYSHËM.”
Po ky është fakt, por faktet duhet të trajtohen drejtë dhe racionalisht, pa emocione.
Në periudhën 1994 – 2005 në Ukrainë ka qenë i vendosur regjimi i Leonid Kuçma, Regjim ky i instaluar nga Rusia dhe i cili i shërbente interesave Ruse dhe nuk përfaqësonte interesat dhe vullnetin e popullit Ukrainez.
KY REGJIM QË PUNONTE NËN URDHËRA TË MOSKËS DHE PUTINIT, NATYRSHËM SE DO MBËSHTESTE SËRBINË GJATË LUFTËS SË KOSOVËS, KA MBËSHTETUR USHTRINË MAQEDONE GJATË KONFLIKTIT TË ARMATOSUR NË VITIN 2001, E KA ARMATOSUR, E KA PAISUR ME AEROPLANË, TANKE EDHE ARMATIME TË LLOJIT TË NDRYSHËM
Kjo u vërtetua më vonë se sa ka vuajtur dhe sa ka sakrifikuar populli i Ukrainës për ta rëzuar këtë regjim të Leonid Kuçma të instaluar nga Moska (me Revolucionin e Portokalltë gjatë të cilit u vranë dhe u burgosën shumë ukrainez, ndër ta edhe lidershipin e opozitës pro perendimore, por populli ukrainez nuk u dorëzua dhe e mposhti këtë regjim). Si shtet i dalur nga ish Bashkimi Sovjetik, ndikimi i Rusisë dhe shërbimeve Ruse ndaj një elite të ish sistemit ishte evident edhe më vonë, pasi Moska përsëri ariti ta instalojë një Regjim tjetër të Viktor Janukovyiç 2010 – 2014, të cilin populli ukrainez nuk e pranoi si përfaqësues të vullnetit të tyre, dhe revolta popullore desh eskaloi në luftë qytetare, por populli ukrainez përsëri nuk u dorëzua dhe e mposhti edhe këtë regjim.
PSE RUSIA NUK E DON DHE E LUFTON NJË UKRAINË PRO PERENDIMORE, PRO EUROPIANE, PRO NATO?
Rusia diktatoriale me mendësi barbare mesjetare, mund ti ketë 1001 “arsye” dhe pretekse , pse duhet të jetë e shqetësuar, frikësuar dhe tmerruar nga një Ukrainë pro perendimore, pro europiane, pro NATO. Por Rusisë nuk duhet ti lejohet në vitin 2022 akoma të mer guximin që ta privojë popullin e Ukrainës apo cilin do popull tjetër, që të reflektojë vullnetin e tij të lirë, të drejtën sovran që ta duan frymën perendimore në shtetin e tyre, që ta duan frymën europiane në shtetin e tyre, që ta duan frymën Pro NATO në shtetin e tyre.
Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës pikërisht për këtë arsye, e bën absurde dhe të frikshme ardhmërinë dhe perspektivën perendimore të gjithë kontinetit të Europës, nëse tolerohet kjo sjellje e Rusisë së Putinit, pasojat mund të jenë të frikëshme dhe gjeopolitikisht të paparashikueshme dhe të parikooperueshme.
Me rezistencën edhe pse të pabarabartë për nga forcat, Populli Ukrainez po e vërteton se e don lirinë, e don një Ukrainë pro perendimore, pro europiane, pro NATO, për këtë ukrainë po lufton i gjith populli ukrainez, duke ju bashkangjitur frontit të luftës edhe elitat poltike, edhe figura eminente të sportit dhe kulturës, edhe mbi 30.000 gra ukraineze kanë veshur uniformat për të luftuar për një Ukrainë pro perendimore, pro europiane, pro NATO.
PSE SHQIPTARËT DUHET TI GËZOJË DHE TA PËRKRAHIN NJË UKRAINË PRO PERENDIMORE, PRO EUROPIANE, PRO NATO?
SEPSE NE SHQIPTARËT HISTORIKISHT KEMI MBËSHTETUR DHE KEMI MBROJTUR POPUJT LIRIDASHËS QË KANË BËRË LUFTË TË DREJTË, QË KANË LUFTUAR PËR VLERA CIVILIZUESE.
SEPSE KJO DO TË THOTË QË, NJË UKRAINË QË NË TË KALUARËN KA QENË NË ANËN E KUNDËRT DHE KUDËR INTERESAVE SHQIPTARE, NESËR DO TË KEMI NJË UKRAINË MIKE, NJË UKRAINË ALEATE, NJË UKRAINË ME TË CILËN DO TË NDAJMË BASHKARISHT VLERAT EURO-ATLANTIKE.
UKRAINA TERITORIALISHT I PËRKET EUROPËS, UKRAINA PO LUFTON DHE PO DERDH GJAK QË EDHE POLITIKISHT EDHE KULTURALISHT TË JETË PJESË E EUROPËS DHE BASHKARISHT ME GJITHË KOMBET E EUROPËS TË NDAJË VLERAT E PËRBASHKËTA EURO-ATLANTIKE, PRANDAJ SHQIPTARËT, MAQEDONËT, BULLGARËT DHE TË GJITHA KOMBET EUROPIANE DHE PERENDIMORE DUHET TA MBËSHTESIN SHTETIN E UKRAINËS DHE KOMBIN UKRAINEZ, QË NGA KJO LUFTË TË DALË FITIMTARE, SEPSE ME FITOREN E UKRAINËS NDALET ÇMENDURIA RUSE ME MENDËSI SHOVENISTE MESJETARE BARBARE, ME FITOREN E UKRAINËS NUK FITON VETËM KOMBI UKRAINEZ, POR FITON CIVILIZIMI PERENDIMOR, FITOJNË VLERAT ERUO-ATLANTIKE, FITON DEMOKRACIA DHE ARDHMËRIA DEMOKRATIKE E NJERËZIMIT.