Maqedoni, 320 gjoba për tejkalim shpejtësie

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionin e përforcuar në gjithë vendin për të gjobitur shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë.

Gjatë aksionit janë gjobitur 320 shoferë për tejkalim shpejtësie, ndërsa prej tyre 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 4 automjete të tjera me mbi 70 kilome në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Nga gjithsej 320 shoferë, 170 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 150 janë hasur jashtë vendbanimit, përkatësisht në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.