Pse serbet kaq ashpër reagojne ndaj Albinit per tabelat dhe ne heshtje e kaluan aplikimin e takses 100% te Ramushit!

FEJZI HAJDARI

A nuk ju duket pak i çuditshem reagimi kaq i ashper i autoriteteve serbe ndaj vendimit te ligjshem dhe te drejte te kryeministrit Albin Kurti, lidhur me aplikimim e reciprocitetit rreth targave te automjeteve?
Habia e madhe konsiston ne faktin se qeveria serbe gjate aplikimit te mases – taksë 100% ndaj produkteve serbe qe futeshin ne Kosove, qe realisht ishte vendim shumë here “më i dëmshëm dhe i dhimbshem per Serbinë, ka patur pothuajse nje “mirekuptimi” në heshtje duke reaguar pothuajse vetem formalisht! Sa për dy e faqe!
Por tani qe Albini apliko reciprocitetin, Vuciqi u terbua, pikerisht sikurse edhe disa “patriotë kosovarë” te cilet po kane frike nga “konsekuencat eventuale”.
Reagim kaq te ashper kurre nuk ka ushtruar Serbia qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves (2008).
Interesante, keta te fundit asnjehere nuk shqetesoheshin per Asociacioni-Zajednicen, as per vrasjen e policit shqiptar ne veri te Mitrovices, madje as per mosfunksionimin e qeverise Kosoves ne veri te Kosoves…, por tani qe Albini ua tregon dhembet fqinjeve problematikë, per habine e te gjitheve keta mbeshtesin reagimin e Vuciqit. Gjynah ne cfare derexhe kemi ardhur! E mberrita edhe kete budallaki, sdo ta besoja kurre sikur te mos e kisha perjetuar, madje sdo ti besoja as Historise, e as deshmitareve te gjalle sdo t’i kisha besuar!
Albini po trason ate qe historia kombetare nuk e ka njohur. Duket e ekzagjeruar, por koha gjithsesi do ta deshmoje. Jorastesisht Vuciqi e Daciqi si dhe mediet proqeverise ne Beograd, u cmenden nga menyra e reagimit, pothuajse humben sensin e realitetit dhe arsyes!
A po e hap Albini, Kapitullin e ri te Historise Kombetare? Nese kjo nuk do te jete reale, te pakten do e deshiroja une, sikurse pjesa derrmuese e shqiptareve, atyre, qe veten e ndjejnë shqiptarë me krenari dhe jo per interes.
Fat dhe shendet…, suksese gjithsesi!