Pse po heshtet në Shkup për Asociacione etnike, që prodhojnë domino efekte?

Shkruan: Naser Pajaziti

E çuditshme heshtja dhe mosreagimi i faktorit politik, por edhe institucional në Maqedoninë e Veriut kundër Asociacioneve me prefikse etnike, së fundi e njohura “Zajednica” në Kosovë.

Jemi të vetëdijshëm se këto projekte kanë domino efekt edhe në rajon, sidomos në RMV…

Kryeministri malazez Dritan Abazoviç pavarësisht se çfarë mund ti themi, e tha qartë se “Asociacioni nuk duhet të krijohet në baza etnike”.
Debatet janë vlerë demokracie dhe nuk ka asgjë të keqe, por si duket politikanët këtu janë kompleksu nga “Lista e zezë”.
Ju lutem kujdes me informacionet dhe qasjen e informimit nga një pjesë e madhe e mediave të Kosovës rreth këtyre zhvillimeve, sepse totalisht janë pjesë e një fushatë dezinformuese dhe deformuese!

*postim ne facebook