Pse Bujar Osmani nuk thotë “mos shkoni në kazino”, po tha “mos shkoni në xhami”?

Nuk kanë të ndalur reagimet e qytetarëve lidhur me deklaratën e zëvendës kryeministrit, Bujar Osmani, i cili edhe pse u mor vendim që të hapen xhamitë, doli me deklaratë në të cilën “inkurajonte” qytetarët të mos shkojnë të falen.

Revolta është e qartë, kurse rritet edhe më tepër pas vendimit që të happen bastoret.

“Pse Bujar Osmani kërkoi nga qytetarët të mos shkojnë në xhami, e nuk po kërkon të mos shkojnë nëpër bastore dhe nëpër kazino”, pyesin shumë qytetarë, kryesisht në rrjetet sociale.
Revolta e qytetarëve është edhe më e madhe për shkak se Osmani shitet si besimtarë i devotshëm, siç ishte rasti në Strugë kur gjoja respektoi ezanin, edhe pse shumë mediume në bazë të një “bombe” të publikuar nga El Cheka kanë raportuar se pikërisht Bujar Osmani i ka propozuar Sadulla Durakut plan për lirimin e një krimineli.