Pse askush nuk flet për Platformën Politike?

Nga Fatos Rushiti – INA

Pushtet për vete apo për avancimin e statusit politik dhe kushtetues të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Kjo është pyetja që do të mundohem t’a zbërthej analizën time sot pikërisht për Platformën Politike të partive shqiptare.
Sa herë kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, partitë politike shqiptare me raste kanë premtuar gjëra të mëdha për përmirësimin e gjendjes ekonomike të popullatës shqiptare, barazinë kushtetuese, investime më të madha buxhetore, barazinë gjuhësore, e shumë premtime tjera që vërtetë sot ndodhin në vendet me demokraci të konsoliduar dhe shihen si diçka normale dhe e tejkaluar.
Si rezultat i presionit të brendshëm por dhe të jashtëm, partitë politike shqiptare, më saktë liderët e tyre, nën iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, u ulën së bashku, përveç kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, dhe nënshkruan deklaratën e përbashkët në formë e një platforme politike për arritjen e disa objektivave me 11 dhjetor të vitit 2016-të. Por si zakonisht, qyqarllëku personal i liderëve tanë politik apo mos pasja e armëve tjera të rënda tanë politike, apo ndoshta intelegjenca e vobektë politike dhe profesionale, bëri që të heshtet kjo platformë politike.
Po nëse politikanët kanë heshtur gazetarët nuk heshtin. Ata i bënë pyetje sot kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe i njëjti u përgjigj se ai i qëndron prapa atij nën shkrimi. Me fjalë po, por me vepra e diskutueshme. Ziadin Sela ndaj të cilit pritshmëria e opinionit ishte e madhe për të vë në pah një politikë shqiptare më kualitative, dy apo tre vite nuk e ngriti zërin sa duhet, duke bëre rrolin e opozitarit nga larg, nga vendlinja e tij Struga e jo në Shkup, në Kryeqytetin e shtetit.
Për BDI-n e Ali Ahmetit ishtë boll e vështirë të nënshkruaj këtë deklaratë sepse pikat e saj binin ndesh drejtpërdret me kauzën e tij politike, ajo e përfundimit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, që do të thotë kishte dështuar totalisht prandaj dhe u ngrit Platforma Politike me ndihmën e Tiranës zyrtare. Vetëm një fakt, fare thjeshtë, Ahmeti për 19 vite kishte dështuar të bëjë atë që është në Kushtetutë, ligj të mirfilltë për gjuhën Shqipe. Më konkretisht kjo platfomë ishte një antitezë e e Marrëveshjes së Ohrit e cila nuk solli barazinë e shumëpritur kushtetuese të popullit shqiptar me popullin maqedonas në Maqedoninë e Veriut.
Pavarësia e Kosovës dhe shtetndërtimi saj, Shqipëria në NATO dhe avancimi i saj drejt BE-së, vetë trendet e politikës gjeo strategjike në Ballkan, përfshirë dhe këtu barazinë kushtetuese të tre popujve në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke mos lënë anash këtu edhe çështjen e pazgjidhur çame në Greqi, të gjitha këto objektivisht imponojnë ndryshime të mëdha politike edhe në Maqedoninëe Veriut, me avancimin e popullit shqiptar në sistemin politik dhe juridik të vendit. Thjesht, koha punon për shqiptarët, e liderët tanë politik janë në pritje për një copë pushtet se çka do t’i oforojë lideri i LSDM-së Zoran zaev i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Një heshtje e çuditshme dhe e padureshme për njerëzit aktiv të jetes publike edhe edhe ajo e kryeministrit shqiptar Edi Rama si iniciatori kryesor i Platformës Politike, dhe po aq edhe heshtja e liderëve institucional të Kosovës tani kur jemi në prag të formimit të Qeverisë. Kjo ndodh kështu kur për herë të parë në Parlament kemi 32 deputetë shqiptar.
Shtrohet pyetja edhe ç’farë duhet të bëjnë partitë politike shqiptare më shumë e bashkë me to edhe dhe populli shqiptar, kur ruajnë sistemin unitar të shtetit dhe votojnë pro ndryshmeve kushtetuese të dalura nga Marrëveshja e Prespës për ndryshimin e emrit të shtetit. Pikërisht në atë moment kaq të rëndësishlm për të ardhmen e shtetit, shqiptarët si në vitin e largët 1991-ë, ishin nyja kyçe ekzistimit të shtetit me emër të ri, por që për fajin e politikanvëve naiv, nuk mund të ndërtojmë kauza të forta politike dhe nuk mund të bëhemi bashkë për të pasur konsistencë politike deri në në realizimin e plotë të të drejtave politike të shqipptarëve në Maqedonisë e Veriut. Dhe, imagjino në vend se para mbajtjes së zgjedhjeve partitë politik shqiptare të kishin bashkërenduar qëndrimet se çfarë është interes partiak dhe çfarë është interes kombëtar për t’iu kthyer fuqishëm Platformës Politike, ata u rrëmbyen pas një mashtrimi të madh, të marrin postin e kryeministrit, i dalë nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Dhe çbënë partitë opozitare, u morën gjatë fushatëes me idenë e BDI-së dhe nuk u morën me Platformën Politike e cila mbi 80 % nuk ishte realizuar fare.
Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Menduh Thaçi konkurojnë me liderin e LSDM-sëe Zoran Zaev në taborrin politik shqiptar në lidhje me atë se kush po i ofron më shumë popullit shqiptar. Jo vetëm LSDM por edhe VMRO arrinë të kenë brenda vetes në koalicione parazgjedhore, të gjitha minoritetet tjera, së pari turqit, boshnjakët që janë jo të paktë në numër në Shkup, serbët, romët që nuk janë të paktë në Shkup, vllehët. Pra vota e këtyre komuniteteve shumë më të pakët në numër se sa ajo e komunitetit shqiptar, maksimalizohet përmes listave zgjedhore tek partitë maqedonase e andej partitë shqiptare nuk konurrojnë bashkë në vetëm një liste apo më së shumti dy lista zgjedhore.
Nag ana tjetër partitë politike, shqiptare përjashto BDI në disa raste, fare nuk janë përpjekur t;i bindin partitë politik të komuniteteve më të vogla ti kenë në koalicione parazgjedhore bile as në koalicione në nivel të pushtetit lokal. E them këtë sepse një implementim i duhur i Platformës Politike automatikisht ndikon pozitivisht edhe tek këto komunitete në shumë sfera jetësore.
Veç kësaj partitë politike shqitare nuk e diskutojnë as ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku diskriminohen vazhdimisht sa i përket përfaqësimit në Parlament. Njësia e gjashtë gjithnjë rrin deri në plus 10 përqind me elektorat ndërsa njësia 3 dhe 4 me dominim apsolut të popullatës maqedonase rrinë në minus 5 përqind.
Kur jemi tek platforma politike, fare pak pika të saj janë realizuar, si ajo e kalimit të Sekretariatit për Implemntimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive etnike. Pastaj anëtar;simi në NATO, që më në fund erdhi por, jo si rezultat i partive politike shqiptare, biles kujtojmë këtu se BDI e Ali Ahmetit për dhjete vite mbajti në pushtet VMRO-në e Nikolla Gruevskit dhe vonoi kështu anëtarsimin në NATO, bile shkuan aq larg sa lejuan Rusinë dhe Serbinë të çelin rrënjë të reja në shtetin tonë si me rastin e Protestave të dhunshme të 17 prillit në Parlamentin e Maqedonisl.
Vetë pika e parë e Platformës së Tiranës, arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, shihet qartë se nuk u arrit as që u bë përpjekje të arrihej. Kjo pasi në tekstin e Platformës politike parashihej mbajtjen e tryezës ku thirrja e saj do të bëhej me rrotacion nga liderët partiak.
Tek pika e dytë, ajo e mbështetjes se çdo iniciative ligjore dhe kushtetuese që përforëcon barazinë etnike për popullsinë në Maqedoninë e Veriut, as që e kanë hapë gojën deputetët shqiptar dhe lideret e partive të tyre në Parlament, duke treguar dhe nivelin e diskutueshëm të përfaqësimit politik shqiptar.
Pika e tretë nëse mund të quhet njëfarë suksesi, kjo pasi BDI e ka personalizuar tej mase, dhe pothuajse dështoi në implmenetimin e saj, pra të barazisë gjuhësore. U formua konform Platformës Politike Agjenci e veçantë për zbatimin e ligjit për gjuhët që flasin mbi 25 përqind. O Zot, akoma pas 30 viteve pluralizëm dhe demokraci akoma quhemi 25 përqind në Kushtetutë dhe në ligje. Ndoshta nuk gaboj nëse themi se kemi liderë politikë injorantë fare. Nga ana tjetër, mediat raportojnë se shumë institucine nuk e respektojnë dygjuhësinë në linjat zyrtare të komunikimit, dhe drejtori i Agjencisëe hesht. Bilee nuk ka as dënim në para që parashihen me ligjit për gjuhët për ata udhëheqës dhe institucione që nuk e respektojnë dygjuhësinë.
Pika e katërt ajo që të hapet debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetëtore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë, kjo sigurisht që mbetet vetëm një ëndërr mos të them adoleshente që ndoshta nuk bëhet kurrë realitet. Thjeshtë kanë heshtur dhe do të heshtin përsëri hiperpozitivët e BDI-së, nënkryetarët përjashtues të masës progresiste në shoqërinë shqiptare nga ASH, Lëvizja BESA dhe PDSH. Biles më kujtohet një Emision televiziv në Tiranë, i ftuar ishte zëdhënësi i BDI-së dhe në kulmin e krizës politike në Maqedoninë e Veriut, ku e tërë bota demokratike bënte përpjekje t’a heq nga froni antishqiptarin Nikolla Gruevski, zëdhënësi fliste me tone krejt pozitive siç flet pa ndërprerë për sa vite që është deleguar në politikë duke mos qenë asnjë sekondë vetë kritik dhë të pranojë se një punë apo disa në një moment të caktuar nuk janë bërë apo nuk kanë ecur mirë. Dhe i madhi Maks Velo e ndërpret në emison, duke i thënë “ or çun ti si po flet atje qenka kopsht me lule”. Prandaj nuk i them kot unë hiper pozitivi i BDI-së. Kjo pasi kur e shoh një politikan si Edi Rama që pranon gabimet për ndonjë çështje shpes here, e më kujtohet se tek ne akush nuk thotë t’ia them popullorçe nuk thotë “valla këtu nuk kemi punuar mirë”.
Pika e pestë, ajo e miratimit të një i Rezolute në Parlamentin e Maqedonisë me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912 – 1956, kjo i mbetet politikanëve të së ardhmes, jo e politikanëve të kësaj epoke. Mesash ky për karikaturistë.
Pika e gjashtë, ajo e barazisë ekonomike dhe mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal, duket se lidhet me dorë lëshimin e Zaevit, e jo të BDI-së, meqe kjo parti për dhjete vite solli në një situatë vërtetë të padureshme popullatën shqiptare sa që mijëra familje dhe mijëra të rinj lanë shtëpitë dhe shkuan në vendet e Evropes Perëndimore për një pagë dhe jetë më të mirë. Së fundmi një minstre e LSDMë-së foli për aplikimin e një sistemi elktronik online për monitorimin e buxhetit për zhvillim të barabartë rajonal, gjë që është për të përshndetur LSDM-në. Për shembull, partive politike shqiptare, ekspertëve të tyre të paktë nëse vërtetë i kanë, nuk i shkoi mendja të propozonin një gjë të tillë. Me dekada kritikohet qasja e Qeverisë dhe minstrave maqedonas se nuk i kanalizojnë fondet n[ komunat shqiptare. Ende kemi komuna shqiptare si ajo e Likovës që nuk e ka kaluar gjendjen e varfërisë, edhe pse në Qeverinë kaluar kishim dy ministra të BDI-së nga kjo Komunë, njëri plus në postin e zëvendëskryemnistrit.
Pika e shtatë, ajo e sundimit të së drejtës, dhe ajo e plotësimit të kushteve për integrim në BE bazuar në raportine Pribes, deri diku Qeveria e Zaevit pati sukses, por kjo më shumë një nevojë shtetërore se sa performansë e partive politike. Biles, një kirurg me profesion ishte në krye të dikasterit të integrimevea, gjë që ka bërë që Franca si një shtet i rëndësishëmi i BE-së të qet kushte shtesë, duke pare se Qeveria jonë nuk ka politikan të përgatur enkas për Integrim në BE.
Pika nevralgjike që tund themelet e shtetit të Maqedonisëe së Veriut, por që heshtet akoma përballë atyre rasteve, ndër to edhe vetë NATO, është zbradhja e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare. Po kush t’a bëj këtë se, të vie të qeshësh kur është për të qarë. Shteti në rastin e Kumanovës, takoi pjesëtarë të grupit të Kumanovës, inflirtoi në atë grup spiunët e vet, i manipuloi, devijoi planin premtues dhe në fund i burgosi, i vrau disa nga luftëtarët kryesor të konfliktit të vitut 2001, kokat e grupit të Kumanovës. Dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi, Zaev bashkëpunoi dhe bashkëqeverisi me politikanë maqedonas dhe shqiptar të cilët me gjasë qëndronin prapa këtij rasti. Njëherë u krijuan miti nga mediat maqedonase për komandant NATON dhe pikërisht kur vërtetë u krijua ky mit, shteti toleroi armatimin në fshtain Gushincë, dhe nuk e kishte ditur se shumica e pjestarëve të Grupit të Kumanovës, qndruan për javë të tëra në fshtarat e Likovës, dhe në Qytetin e Kumanovës, pra shteti nuk kishte ditur, dhe paprimtas në një lagje të Kumanovës i vuri në kurth, i granatoi shtëpitë, i poshtëri, i burgosi, i vrau pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.
Por rastet tjera, Monstra, Sopoti, ? Një vend në NATO duhet ti japë përgjigje këtyre rasteve. Serbia pak pak por megjithatë bëri, nga atje e kanë pranuar publikisht se vrasjen e të rinjëve serb në Pejë, e ka bërë sigurimi shtetëror serb. Po në Maqedoninë e Veriu, në demokraci, kush i vrau katër të rinj maqedonas në Liqenin e Smilkovës?. Thuhet se njëri nga bashkunëtorërt shqiptar më të ngushtë të grupit të Kumanovës, strehohet në Shqipëri, kryeministri i të cilit shtet inicioi Platformën Politike dhe ku pikë e veçantë është zbardhja e këtyre rasteve. Pra edhe për këtë pik[ heshtën jo pa qëllim politikanët shqiptarë. Rasti duke i ngjajshmëm kur dikush nga politikan[t e atëhershmëm në pushtet para se të ndodh Marrëvesha e Ohrit, e toleroi vrasjen e komandantëve kryesor të luftës së 2001-it, si ajo e Lefter Goxhaj nga Shqipëria.
Njëra ndër pikat e realizuara të Platformës Politike deri diku është ajo e hapjes së pikave tëe reja kufitare.
Po kur përmendëm të gjitha këto, për cfare duhet të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë partitë politike shqiptare, ta bëjnë Naser Zyberin kryeministër, epo vërtetë frymëzim për shfaqje në tetatër për regjisorët kudo qofshin ato.
Nuk n’a mbetet tjetër që partitë politike shqiptare të hynë nën tutelën e partive politike maqedonase siç i kanë partitë e komuniteteve më të vogla, ashtu për të ndërtuar shtet dhe shoqëri për të gjithë. Por pa Platformën politike, nën siglën e bashkim – vllazërimit bashkohor.