Është gjetur trupi i 16 vjeçarit që u zhduk në Liqenin e Prespës

Është gjetur trupi i 16 vjeçarit që para 3 ditëve u zhduk në liqenin e Prespës, njofton Shenja.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Resnjes, Zhivko Gosharevski. Trupi pas dy ditëve kërkim, është gjetur në vendin turistik Pretor, në afërsi ku u humb djaloshi.

Ai u zhduk të shtunën pasdite rreth orës 18:00, kur me shokë shëtisnin me barkë në liqen. Sipas deklaratës së qiradhënësit të barkës, Vedat Ademovski, barka ka qenë në rregull dhe nuk është rrokullisur, por me siguri djemtë kanë kërcyer nga ajo.

Policia ende nuk ka detaje nëse djemtë kanë pasur pajisje për shpëtim.