Protestuesit serbë organizojnë edhe festa (VIDEO)

Një banore serbe në Bërnjak, të dielën ditëlindjen e kremtoi në shtëpizën shtëpizën e cila deri të shtunën ishte streha e bashkëfshatarëve të saj, protestues.

Objekti në të cilin të dielën u festua, tashmë kontrollohet nga policia e cila është e vendosur fare pak metra larg.

Ata po monitorojnë situatën e cila të dielën ishte e qetë, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, në afërsi të kufirit me shtetin serb, këtu prapë patrulluan avionët ushtarak MIG të Serbisë.

Si pothuajse çdo ditë tjetër, protestuesit i vizitoi deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç.

Ky tha se protestuesit kërkojnë heqjen e policëve të njësisë speciale nga aty, dhe që çështja të zgjidhjet në Bruksel me dialog mes Prishtinës dhe Beogradit.