Protestë në Çair, banorët bllokojnë bulevardin për mungesë uji

Banorë të revoltuar të Çairit bllokuan mbrëmë bulevardin “Cvetan Dimov”, në shenjë pakënaqësie për problemet me furnizimin me ujë.

Sipas Komunës së Çairit, protesta ishte spontane dhe u organizua nga qytetarët e pakënaqur me gjendjen e rrjetit të ujësjellësit.

Nga komuna bëjnë të ditur se ekipet kompetente kanë ndërhyrë në terren për sanimin e problemit.

Autoritetet njoftuan se nuk janë raportuar incidente dhe se situata është mbajtur nën kontroll.