Dronët godasin dy anije në Detin e Zi, njëra fundoset!

Dy anije tregtare u goditën nga dronë pranë bregdetit bullgar në Detin e Zi. Njëra u fundos, ndërsa ekipet e shpëtimit evakuuan 16 anëtarë të ekuipazheve.

Anija “Chelsea 3”, me flamur maltez dhe pronësi ukrainase, u godit nga tre dronë. Të 15 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa pesë prej tyre morën ndihmë mjekësore për lëndime të lehta.

Anija e dytë, “Azov Concord”, u fundos pranë Krapecit. Një anëtar i ekuipazhit u shpëtua.

Kryeministri bullgar Rumen Radev thirri një mbledhje urgjente të shërbimeve të sigurisë, ndërsa Sofja kërkon sqarime për sulmet. Deri tani, nuk është konfirmuar prejardhja e dronëve dhe as përgjegjësia për sulmet.