Protesta e ditës së hënë në Kumanovë, protestë e drejtë

Protesta e ditës së hënë që do të mbahet para Gjykatës Themelore të Kumanovës, është protestë që do të mbahet përshkak padrejtësisë qe i’u është bërë babait të Almirit dhe xhaxhait të tij. Kjo protestë do të duhet ta ngrej vetëdijen se qytetarët do te duhet njëherë e përgjithmonë të ndjehen të sigurt dhe te barabartë para çdo ligji e gjykate.
Apelojë te qytetarët që do ti bashkangjiten protestës, të kenë kujdes shëndetin dhe ti përmbahen masave, gjithashtu të kenë kujdes të mos bien pre e provokimeve. Protesta është e drejtë demokratike e secilit qytetar, për të protestuar vendimet e padrejta dhe në këtë rast edhe diskriminimin ndaj shqiptarëve.
Të gjthë jemi të barabartë dhe të gjithë meritojmë shtetin e së drejtës. (Safije Sadiku Shahini)

KUR PADREJTËSIA BËHET LIGJ, PROTESTA BËHET DETYRIM

Rasti i dënimit me burg të prindit të Almirit të vogël, dëshmon veprimet fashizoide të pushtetit nëpërmjet gjykatës së kapur.
Për fat të keq edhe me qeverinë “shoqëri për të gjithë” shqiptarët përsëri po vuajnë kohën e gruevizmit antieuropian dhe antishqiptarë.
Andaj, EDHE UNË ME PJESËMARRJE NË PROTESTË DO TË PËRKRAHI familjarët të cilën në mungesë të drejtësisë institucionale, kanë vendosur që drejtësinë ta kërkojnë në rrugë.
E hënë (22.02.2021) në ora 12.30 para gjykatës në Kumanovë. (Skender Rexhepi Zejd)