Pronari i Inter Miamit zbulon se negociatat me Messin kishin zgjatur tre vite

Lionel Messi ka shkaktuar befasi të madhe kur zbuloi se karrierën do ta vazhdoi te Inter Miami në MLS.

Shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ u largua nga Paris Saint Germain si futbollist i lirëdhe do të luaj për herë të parë jashtë Evropës.

Megjithatë për skuadrën amerikane nuk ka qenë aspak e lehtë të nënshkruajnë me kapitenin e Kombëtares së Argjentinës.

Ka qenë bashkëpronari i Inter Miami, Jorge Mas që ka dhënë një intervistë për gazetën franceze ‘El Pais’ ku ka zbuluar që negociatat kanë zgjatur tre vite.

Mas dhe David Beckham kishin kontaktuar me babanë e Messit, derisa anglezi ishte në kontakt direkt me ish-futbollistin e PSG-së dhe Barcelonës.

“Negociatat për Messin me babanë e sulmuesit zgjatën tre vjet. Megjithatë ato u konsideruan të mbyllura vetëm në fund të muajit maj”.

“David Beckham ka komunikuar vazhdimisht me Leon, por vetëm për çështje futbolli sepse ai ishte akoma duke luajtur me Paris Saint-Germain. Nuk donte që Leo të ndjente presion”, deklaroi Jorge Mas.

Ndërkohë ditë më parë Jorge Mas konfirmoi se Messi pritet të debutoj me Inter Miamin më 21 korrik në sfidën ndaj Cruz Azul.