Prokurorja Ruskovska realizoi takim me ambasadorin e BE-së në RMV

Funksionimi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ekipi i kadrovik, si dhe planet e ardhshme në lidhje me zhvendosjen në hapësirat e reja, ishte temë e bisedës në takim mes prokurores Villma Ruskovska dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga ambasadori Dejvid Gir.

Takimi i njëorësh që u mbajt dje në hapësirat e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, siç thuhet në kumtesën nga Prokuroria, ishte me karakter protokollar.

“Duke theksuar kënaqësinë nga puna e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ambasadori Gir ofron mbështetje nga Bashkimi Evropian edhe për punë më efikase dhe efektive të kësaj Prokurorie”, thuhet në kumtesë.