Arrestohet në Bllacë shtetasi shqiptar i kërkuar nga Interpoli

Dje në orën 17:30 në pikën kufitare “Bllato” është arrestuar G.A. (26) nga Republika e Shqipërisë.

Ai është privuar nga liria për shkak se gjatë kontrollit është konstatuar se në procesverbalet zyrtare për të ka masë “arrest” me kërkesë të Interpolit të Gjermanisë.

Nga MPB-së njoftojnë se i arrestuari iu është dorëzuar punonjësve të Policisë në Dibër për veprime të mëtejshme.