Prokuroria, policia, inspektorati. Këto janë tre institucionet që janë duke bërë kontroll në Spitalin Klinik në Manastir, pas vdekjes së pardjeshme të një vajze pesëvjeçare.
Këtë e ka konfirmuar për “Makfax” drejtori Aleksandar Obednikovski, i cili përmes komisionit të posaçëm do të kërkojë kontrolle nga Ministria e Shëndetësisë. Drejtori Obednikovski tregon se nuk mund t’i komentojë pretendimet se fëmijës i është injektuar glukozë edhe pse sheqeri i saj është ka qenë 9, siç pretendon familja.
“Nuk mund ta them këtë. Ata po e kontrollojnë atë. Kanë ardhur edhe nga Prokuroria dhe policia. Sapo të veprojë Prokuroria nuk mund të komentoj”, tha ai.
I pyetur nëse dyshon për ndonjë gabim mjekësor, ai ka treguar se për këtë do të vendosin institucionet.