Prokuroria në Tiranë filloi hetim për dy vetëvrasjet e pacientëve në spitalin Covid 2

Prokuroria në Tiranë filloi hetim lidhur me rastet e vetëvrasjeve të dy pacientëve, të cilët u hodhën nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i quajtur Spitali Kovid 2, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Hetimi filloi pas incidentit të djeshëm, kur një pacient 65-vjeçar i infektuar me Kovid-19 u vetëvra me hedhje nga kati i katërt i spitalit. rasti i parë është i 13 gushtit, kur u vetëvra një pacient 29-vjeçar nga Durrësi, i cili kërceu nga kati i tretë i spitalit.

“Prokuroria filloi hetim rreth akuzave për moskujdes të mjekëve, për çka ekziston shkresë nga biseda telefonike, ku pacienti 65-vjeçar, të afërmit të tij i është ankuar për atë që ka parë he përjetuar në spital dhe se po ta dinte se çka e pret, asnjëherë nuk do të kishte ardhur”, transmeton agjencia Ballkan Web.

Të afërmit të tij i ka thënë se telefonin e ka siguruar nga një person tjetër, të cilit për këtë i ka paguar shumë parash dhe se ka vetëm pesë minuta për bisedë.