Stoltenberg: NATO kërkon mënyrë për t’u evituar konflikti në Mesdhe

NATO kërkon mënyra për t’u evituar konfliktet e paqëllimshme në Mesdheun lindor, përderisa i mbështetë përpjekjet diplomatike gjermane për qetësim të konfliktit mes anëtareve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë për resurset energjetike, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“Po e shqyrtoj mundësinë për zhvillim të mekanizmave të NATO-s për përballje me incidente dhe fatkeqësi, përmes mekanizmave për deeskalim të konfliktit”, tha Stoltenberg pas takimit me ministrat e Mbrojtjes të BE-së.