Partia opozitare hungareze e Viktor Orbanit “Fidesz” ka njoftuar të martën në Facebook se prokurorët kishin kontrolluar zyrën ku menaxhohen serverët e partisë.
Sipas njoftimit, qëllimi i bastisjes ishte sekuestrimi i sistemit të komunikimit dhe të bazës së të dhënave të partisë.
Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet e 12 prillit në Hungari me premtimin për ta luftuar korrupsionin.
Ish-partia në pushtet “Fidesz” e ish-kryeministrit Orban ishte akuzuar kohë më parë për korrupsion, teksa shumë njerëz të lidhur me të kanë nisur të hetohen pas marrjes së pushtetit nga Magyari.



