Prokuroria hap hetim ndaj 32-vjeçarit nga Shkupi, dyshohet për prodhim të palejuar të substancave narkotike

Prokuroria Themelore Publike-Shkup (PTHP) informon se ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 30 vjeçarit ndaj të cilit ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të substancave dhe drogave narkotike”.

Më 17 shtator, gjatë bastisjes në shtëpinë me tij në lagjen e Draçevës, janë gjetur dhe konfiskuar 261, 82 gramë marijuhanë, si dhe 17,93 gramë amfetaminë. Përveç kësaj policia ka gjetur edhe fara të kanabisit disa peshore digjitale me mbetje të drogave narkotike, thuhet në komunikatën e PTHP-së.

Prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, rrezik nga arratisja dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale.