Prokuroria: Denoncime për blerje votash në Fushë Topanë dhe Shuto Orizarë

Nga Prokuroria Publike të cilët janë duke ndjekur parregullsitë eventuale gjatë procesit zgjedhor është marrë një denoncim se deri tani persona të panjohur me dy automjete janë duke bërë blerje votash në Fushën e Topanës dhe në Shuto Orizarë. Janë dhënë urdhra që SPB-Shkup të ndërmarrë masa për të kontrolluar denoncimet, kontrollin e personave që u është ofruar mitmarrje dhe vërtetimin e kryerësit të mundshëm të veprës penale “blerja votash gjatë votimeve” nga Neni 162 nga Kodi Penal. /SHENJA/