Problemet me “fingerprint” në Maqedoni, OSBE-ODIHR: Mbajmë shënim

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR janë të shpërndarë nëpër gjithë vendin. Shefja e këtij misioni vëzhgues, Tana De Zulueta, tha se të angazhuar janë 165 vëzhgues.

Sipas saj, ky numër është i mjaftueshëm për të monitoruar këtë procesin zgjedhor.

Sa u përket defekteve me aparatet për votim për identifikimin biometrik të qytetarëve, De Zulueta tha se mbajnë shënime dhe pasqyra e përgjithshme do të shihet në fund të ditës.