Prokuroria: Arrestimi i Boshkovskit, hakmarrje politike

Hakmarrje politike është motivi për arrestimin brutal të Lube Boshkovskit 10 vjet më parë. Ky është konkluzioni i Prokurorisë në fjalët përfundimtare për rastin “Tortura”. Kryetari i partisë “Të bashkuar për Maqedoni” u arrestua një ditë pas fitores së VMRO DPMNE-së në zgjedhjet e 6 qershorit të vitit 2011. Boshkoski u rrëzua në tokë me fytyrën të kthyer drejt një tualeti derisa televizionet incizonin. Prokurori theksoi se ka arsye pse incizimi i policisë nga arrestimi është prerë kurse disa prej njerëzve kanë fytyra të turbullta.

Përgjigja e saktë për këtë pyetje gjendet në incizimin audio të bisedës midis zëdhënësit të atëhershëm të Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski dhe ministres së atëhershme të brendshme Gordana Jankulloska më 6 qershor 2011, ku dëgjohet qartë se ka pasur skena të dhunshme, ku Gordana përgjigjet që të zgjidhen më pak të dhunshëm, ku Ivo thotë, shtrirja në asfalt mundet, por Puki apo dikush tjetër i ka vendosur armë në gojë, Gordana thotë që këto të mos lëshohen – deklaroi Lubomir Llape- prokuror.

Prokurori në fjalën përmbyllëse deklaroi se incizimet nga arrestimi brutal dhe nënçmues nuk i ka bërë MPB, por policia sekrete që atëherë udhëhiqej nga Sasho Mijallkov. Gjithashtu, ekspertiza mbi Lube Boshkovskin ka treguar se ka pësuar dhimbje shpirtërore për nga mënyra e arrestimit. Për avokatët e të akuzuarve, arrestimi i Boshkovskit ka qenë ligjor.

Opinioni sot e kësaj dite mund t’i kontrolloj incizimet dhe nga to mund të shihet se është zbatuar aksion profesional – tha Petar Vasilev- avokat.

Në rastin “Tortura” akuzohen Sasho Mijallkov dhe gjashtë persona nga njësiti “Alfa”. Sipas akuzës, për arrestimin brutal të Boshkovskit, parashihet dënim me burg prej minimum 3 deri në maksimum 8 vite burg.