Pritet mot i paqëndrueshëm!

Në orët e pasdites sot moti në pjesët veriore dhe verilindore të vendit do të jetë jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, informon DPHM.

Në disa vende proceset do të jenë më intensive, vijuar me erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit.

Valë lagështie me rritje të vranësirave dhe reshjeve të shiut në pjesën më të madhe të vendit priten edhe të shtunën, por edhe ulje e temperaturave të ditës.