Prokurori Burim Rrustemi si dëshmitar tek “Zhvatja”, njoftoi se ish shefja e tij Katica Janeva i ka kërkuar që tek rasti që ai e udhëhiqte “Banka Postare” të përgatis një raport për dëmin që është bërë dhe rasti të mbyllet, të akuzuarit të mos marrin dënime, raporton SHENJA.
“Në një mbledhje jozyrtare, shkova te Kayica Janeva. Në një moment ajo ndau një mendim, se është duke menduar që ta verifikoj dëmin te ‘Banka Postare’, të paguhet dëmi, rasti të mbyllet dhe të akuzuarit të mos denohen. Pastaj në kolegiumin që u mbajt me kolegët, ajo e përsëriti këtë mendim, në fund të mbledhjes dhe aty e mbylli mbledhjen duke mos na dhënë mundësi që të flasim më shumë”.
Më tej ai tregoi se kur kanë përgatitur propozim për ngrirje të pasurisë për të akuzuarit te “Banka Postare”, Janeva i ka kërkuar që të mos përfshihet një ndërtesë në Shkup, përshkak se ajo ishte blerë nga shoqja e saj.
“Dua ta potencoj një moment, se për një ndërtesë që gjendej në Shkup, që ishte nga shoqëria aksionare e të akuzuarit Tome Gllavçev. Katica Janeva më kërkoi që të hiqet nga propozimi për ngrirje të pasurisë kjo ndërtesë, përshkak se ajo ishte blerë nga një shoqe e saj”.
Mbrojtja e Janevës, nuk pati asnjëlloj pyetje dhe reagim ndaj pohimeve që i tha Rrustemi, para gjykatës.
“Zhvatja” do të vazhdoj nesër me të akuzuar të tjerë.
Emine Ismaili /SHENJA/
Lajme Prokurori Rustemi: Janeva më kërkoi ta mbyllë rastin “Banka Postare” pa asnjë...