Prokurori publik Joveski takohet me njeriun e parë të Eurodrejtësi, Hamran

Prokurori publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski realizoi takim me kryetarin e Eurodrejtësi, Ladisllav Hamran. Në takim kishin marrë pjesë edhe prokurorë publikë nga PPRMV, si dhe prokurori publik për lidhje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Eurodrejtësi, Lençe Ristoska, informojnë nga pres-shërbimi i PPRMV.

Në takimin me Hamran, i cili njëherit është edhe anëtar kombëtar i Republikës së Sllovakisë në Eurodrejtësi, ishte theksuar bashkëpunimi i deritanishëm i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë institucion evropian, veçanërisht treguesit statistikorë dhe mundësitë e hapura me emërimin e prokurorit publik për lidhje.

Prokurori publik Jovevski e prezantoi strukturën, kushtet e punës dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj, Joveski dhe Hamran bashkërisht e kishin theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në çrrënjosjen e krimit serioz dhe ndërkufitar./TV21/