Prokurori kosovar që hetonte vjedhjen e buxhetit vdes duke luajtur futboll

Prokurori Enver Krasniqi, i cili ishte duke hetuar disa raste të bujshme në Kosovë, përfshirë dhe vjedhjen e Thesarit të Shtetit, ka ndërruar jetë papritur.

Krasniqi ka qenë duke luajtur futboll kur është ndjerë keq dhe është shembur në tokë. Mendohet se prokurori, ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Episodi tragjik ndodhi ndërkohë që ai po luante me miqtë e tij, në një ambjent të cilin e frekuentonte prej 5 vjetësh.

Ai madje kishte insistuar vetë për ndeshjen dhe që të formonte ekipin. Por që në fillim të lojës, pati probleme shëndetësore, ndërsa miqtë kanë nxituar ti japin ndihmën e parë por pavarësisht se dhe ekipi mjekësor mbërriti shpejt, nuk mund të bëhej më asgjë për të.

Deri më tani, për vjedhjen rreth 2.1 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, Prokuroria Speciale ka ngrirë tani ka bllokuar 600 mijë euro. ajo po vazhdon hetimet e janë ngrirë gjithashtu edhe 34 llogari bankare të bizneseve në të cilat ishin transferuar paratë.

Top Channel