Prokurori Joveski, llogaridhënie për 2020-ën

Prokurori i Shtetit Lubomir Jovevski bëri një përmbledhje për vitin 2020. Ai u mburr se ata kishin filluar procedime kundër pesë prokurorëve të cilët kishin bërë gabime në punën e tyre. Një prokuror nga Prokuroria e Shkupit vetë dha dorëheqjen, pasi u konstatua se kishte vepruar në mënyrë joprofesionale. Nuk ka pasur bazë për t’u përgjigjur penalisht. Jovevski tregoi se ai mbështet vendimin e qeverisë, për të pastruar gjyqësorin dhe prokurorinë.

Prokuroria do të rrisë përgjegjësinë e prokurorëve në periudhën e ardhshme. Në këtë drejtim, unë gjithashtu bisedova për rregulloren e miratuar, që do të vlerësojë prokurorët dhe se mbikëqyrjen e deritanishme në prokurori e bëjnë prokurorët më të lartë- deklaroi Lubomir Jovevski, Prokuror i Shtetit.

Jovevski siguron se prokuroria po punon në rastet e hapura, nga kolegët e tij nga PSP e shuar. Disa prej rasteve janë tashmë në gjykim. Hetimet tjera janë duke u zhvilluar. Nuk ka pasur presion për të ndaluar rastet, kur janë dyshuar funksionarë- për shembull hetimi i pezulluar i rastit-Regjistrimi-, kundër Ali Ahmetit. Në rrjedhë është ekspertiza e rastit “Perandoria”, për pastrim parash kundër disa biznesmenëve, duke përfshirë Orce Kamçevin dhe Sasho Mijalkovin.

Ne presim që në kohë racionale të përgatiten me shkrim gjetjet dhe mendimi i ekspertëve- pohoi
Lubomir Jovevski, Prokuror i Shtetit.

Jovevski vuri në dukje se prokuroria është përballur me një mungesë të stafit për vite me radhë. Këtë vit, u zgjodhën 18 prokurorë të rinj dhe punësimi i 70 personave të rinj në pozicionin e bashkëpunëtorit profesional, ishte në fazën përfundimtare. Gjatë periudhës së jashtëzakonshme në pranverë, ishin përfunduar procedurat kundër 3,500 qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat mbrojtëse kundër Kovid 19, ose kanë shkelur orën policore, që ishte në fuqi në atë kohë.