ASH akuzoi Qeverinë për vonimin e sigurimit të vaksinave! Tateshi: Çuditërisht Serbia siguroi dozat e para!

Bekim Tateshi nga Aleanca për shqiptarët akuzoi Qeverinë për vonimin e sigurimit të vaksinave. Për fat të keq, siç tha Tateshi qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, BeH si dhe Malit të Zi do të presin edhe për njohë të pacaktuar për realizmin e këtij projekti kolosal shëndetësor, por edhe ekonomik në nivel global. Ai u shpreh i habitur se në këtë grup nuk është Serbia e cila siguroi dozat e para edhe pse nuk është anëtare e BE dhe NATO.

Sipas departamentit të shëndetësisë Maqedonia si shtet me vdekshmëri më të madhe nga Kovid në Evropë duhej të kishte përparësi për vaksinimin të popullatës.

“ASH nëpërmjet departamentit të shëndetësisë i drejtohet OBSH-së me apel që programi Covax i nënshkruar rreth 170 shtete nuk siguroi sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe nuk respektoi prioritetet në këtë projekt të shekullit, duke i lënë anash shtetet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, andaj apelojmë për bashkëpunim ndërkombëtarë për të siguruar që të gjithë njerëzit të kenë qasje të barabartë në vaksina dhe trajtim gjatë pandemisë së koronavirusit që mos të paraqitet vaksina nacionalizmi që na qenka e dëmshme më shumë se koronavriusi. Deklaratë kjo nga kryetari i OBSH-së. Nën 2 Qeverisë të RMV që t’i lërë anash të gjitha angazhimet dhe mbi të gjitha prioritet te jetë sigurimi i vaksinave”, deklaroi Tateshi.