Prokurori i ri e ricilëson si “vrasje të rëndë” rastin e Agonis Tetajt

Kjo është bërë nga prokurori i ri i çështjes, Isuf Sadiku në seancën e mbajtur sot, shkruan lajmi.net.

Kërkesën në fjalë ai e ka përcjellur me një kërkesë tjetër për nisjen sa më të shpejtë të shqyrtimit gjyqësor.

Rasti në fjalë kishte shkaktuar bujë të madhe në media pasi që babai i viktimës kishte publikuar pamjet e rënda të vrasjes.

Ish-prokurori Agron Uka këtë rast e kishte cilësuar si “vrajse nga pakujdesia” për çka ishte shkaktuar reagim i madh në opinion.

Detaj ishte qëlluar me armë zjarri nga Shaban Gogaj, djali i pronarit të kompanisë ku ai punonte.