Progres i qëndrueshëm në mbrojtjen e mjedisit

Pavarësisht përballjes me sfidat në mbrojtjen e mjedisit mes përpjekjeve për të nxitur rimëkëmbjen e saj ekonomike, Kina ka bërë përparim të vazhdueshëm gjatë vitit të kaluar, bëri të ditur Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit në raportin vjetor të punës, citon “China Daily”.

Në vitin 2024, dendësia mesatare e grimcave PM2.5 në 339 qytetet kryesore të vendit ishte 29.3 mikrogram për metër kub, 2.7 për qind më pak në baza vjetore, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Kjo do të thotë se përqëndrimi i ndotësve të ajrit që mund të depërtojnë thellë në mushkëri ka mbetur nën standardin e përkohshëm kombëtar të Kinës prej 35 mcg/metër kub për pesë vjet rresht.

Ministria zbuloi gjithashtu se përqindja e ditëve me cilësi “mjaft të mirë” të ajrit, e konsideruar të jetë nën 100 në shkallën e indeksit të cilësisë së ajrit 0-500, në vend arriti në 87.2 për qind vitin e kaluar, 1.7 pikë përqindje më shumë se një vit më parë.

Rreth 2 milionë familje rurale në Kinën veriore i thanë lamtumirën qymyrit si një burim ngrohjeje vitin e kaluar, thuhet në deklaratë. Përafërsisht 80 për qind e kapacitetit të prodhimit të çelikut të papërpunuar të vendit ka pësuar ose transformime gjithëpërfshirëse me emetim ultra të ulët, ose përmirësime të synuara në segmentet kryesore të proceseve të tyre të prodhimit.