Profesori kumanovar Xhafer Ymeri, që ia mësoi Granit Xhakës këngët për Atdheun e bukur

Shkruan: Profesor Xhafer Ymeri, me punë te perkohshme ne Zvicer (me origjinë nga Kumanova)

Zvicra, s’ka qenë kur kaq e madhe 30 milionëshe me gjithë Shqiptarinë! (pa Ramën, pa Berishë, pa Metën) Zvicra ka rreth 8 mlionë banorë të cilët me sy, me zemër dhe me shpirt, ishin me djelmoshat e kombëtarës zvicërane. Por edhe për hirë të Zvicrës e cila që gjysmë shekulli i ka strehuar shqiptaret pothuaj nga gjitha trojet e Shqiptarisë dhe u ka dhënë besimin dhe nderin për punët që bëjnë duke ndërtuar udhë me ura, ndërtesa, shkolla, spitale dhe duke u përkujdesur për fushat dhe malet zvicerane.

Të gjithë djelmoshat e kësaj kombëtare me mësuesin e tyre Murat Yakin ishin për çdo lavdëratë. Por ama edhe djelmoshat tanë për lakmi dhe faqe të bardhë, Xhaka dhe Shaqiri, ishin ata që zgjuan zemrat e gjithë shqiptarve nga shqiptaria kudo që gjenden dhe jetojnë edhe nëpër Vilajetet e Perandorisë Osmane edhe me ata të Turqisë edhe të Greqisë edhe me Arbëreshët e Italisë Dalmacisë dhe Zarës, me ata të Ukrainës ata të Hunzës me gjuhën e vjetër Burreshke që nga Leka i Madh edhe me ata të Syrisë, Egjiptit, Jemenit, të Spanjës deri në Argjentinë e kuptohet edhe ata të Amerikës dhe Evropës! Pra a s’jemi 38 milionë me zviceranët, a? Diku nga viti 1994 deri në vitin 2000, pata rastin të punoja si mësues i gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollën “St.Johann” të Baselit.

Ndër shumë nxënëse dhe nxënës tjerë edhe Taulanti edhe Graniti Xhaka, ishin nxënës të mi. Nxënësit e mi nga gjitha shkollat e kanë fjalën dhe të drejtën të thonë mendimin e tyre, por kur e pata shikuar ndeshjen midis Kombëtarës tonë dhe asaj zvicerane, kur i pashë se si midis Serbisë 5 milionshe, midis Beogradit 1 milionësh dhe midis fushës së rrethuar me mbi 100’000 shikues sërb dhe disa mijëra forca policore dhe ushtarake të armatosur deri në fyt, vetëm 22 Djelmosha Zemërluaj e mbrojtë Flamurin e shenjtë kuqezi, u krenova si çdo shqiptarë i Shqiptarisë!

Dhe u binda se pse atyre nxënëseve dhe nxënësve të mi e edhe këtyre tre djelmoshave ua paskem mësu dhe këndu këngët të cilat edhe i pata shkruar me nota të muzikës: “Gjuha jonë sa e mirë” “Me vite jam larguar i dashur Atdhe, por nuk të kam harruar se shumë i bukur je” dhe “Atdhe me male të larta, ti që më rrite që djalë dërgomë njē grushtë me baltë ta puthë e të nxjerr mallë!”… Ju lumtë Djelmosha na bëtë të krenohemi..