Profesori kosovar mesazh Pendarovskit: Gjithçka kthehet në këtë botë

Shkruan: Blerim Latifi

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, paska deklaruar për mediat se historianët maqedonas janë duke u ofenduar nga historianët bullgarë në “Komisionin e Historisë”, i cili është ngritur për të gjetur një zgjidhje në kontestin historiko- identitar mes dy shteteve.

Një urti e vjetër thotë: gjithçka kthehet në kët’ botë.

Sa e sa ofendimet raciste për shqiptarët gjenden në librat e këtyre historianëve maqedonas. Dhe për më keq vetë shteti maqedonas kurrë s’është interesuar seriozisht për ta kundërshtuar këtë racizëm historiografik. Tash Bullgaria po ua tregon vendin. Dhe jo me historiografi të shpifur, por me argumente të pakundërshtueshme shkencore.