“Fol kryeministër”, Haradinaj i parashtron nëntë pyetje Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë nëntë pyetje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat kanë të bëjnë me krizën energjetike në vend. Haradinaj përmes shkrimit ka kërkuar llogari nga Kurti për disa tema.

Postimi i plotë i Haradinajt

Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend?
Pse ka dështuar Kosova C?
Pse ka dështuar Kosova e Re?
Pse ka dështuar remonti i termocentraleve i paraparë të kryhej gjatë verës?
Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit?
Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri?
Pse është refuzuar gazi amerikan?
Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?
Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?
Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?/21Media