Profesori i UT-së Reshat Ameti / 30 vjet në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare

Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë Veriore informon se në objektin do të vendoset një ekspozitë retrospektive e piktorit akademik Reshat Ameti me titull . Do të jetë në dispozicion të publikut nga . Objekti për vizitorët është i hapur çdo ditë, përveç të hënës, nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite.

Në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar, Reshat Ameti në mënyrë serioze ndërtoi emër me ekspozitat e tij në hapësirat artistike të Maqedonisë, e me kalimin e viteve edhe në hapësirat globale, me anë të hulumtimeve të tij në sferën e shprehjes pikturore, ku publiku dhe kritikët patën mundësi të shohin se veprat e tij përmbajnë diçka të veçantë në shprehje dhe mund të parandjenin një sukses të madh artistik që do të vijonte në të ardhmen (ekspozita e tij e parë në Vjenë në vitin 1990.)

Tridhjetë vjet më vonë, teza për ekskluzivitetin dhe veçantinë e shkrimit të tij artistik u konfirmua nga ekspozitat e shumta të një niveli të lartë stuidioz, ku dalngadalë ndërtohej ideja e tij e lidhjes së artit me elemente të jetës dhe natyrës që e rrethon. Që në veprat e tij të para, të karakterizuara nga gjeometrizmi, abstraksioni dhe minimalizmi duke eliminuar çdo detal të tepërt në pikturë, mund të kujtojmë një shprehje figurative si produkt i fuzionit të tij të sofistikuar për të theksuar atë çfarë është esenciale, që të arrijë një realizim të përkryer, e mbi të gjitha një ndjenjë dhe njohuri të thellë të karakteristikave të ngjyrave. Duke kaluar nga një përmbajtje e rafinuar e pikturës dhe një larmishmëri e sugjeruar nga vetë intuita e tij, me ndjesinë e balancit mes elementeve të ndryshme, Rashat Ameti ndërtoi një gjuhë specifike për të gjithë skenën tonë artistike.

Krijimtaria e Ametit është një harmoni mes formës dhe shfaqjes ku idetë abstrakte si vija, katrori, rrethi, trekëndëshi etj, mund të lexohen sipas parimeve të veprës së tij. Eksperiencat dhe reflektimet mbi origjinën e një konteksti historik të caktuar janë të definuara me aurën e genius loci, të ndriçuara nga mendimet dhe përshtypjet baza e të cilave përbëjnë kuptimin e lidhjes me gjuhën burimore, arketipike. Ai beson në pastërtinë e brendshme, e cila shprehet me forma të thjeshta dhe energji të madhe me anë të së cilës rrezatojnë vepra të formuara nëpërmjet shprehjes së frymës së filozofisë.

Ameti e përjeton veprën duke pikturuar. Njëkohësisht ngjyros, vizaton, vizualizon dhe tregimi nuk tradhton esencën. Dinamika dhe tensioni janë shprehje e vetë kompozimit dhe kombinimit të gjendjeve të brendshme. Ngjyra është një përmbledhje e energjisë së robëruar, e cila merr një eksplozivitet gjestikulues nga dora e autorit dhe një liri të plotë të rrezatimit në këtë teknikë e cila i mundëson shprehje strukturave të veçanta pikturore. Kështu vizualja fiksohet te shikimi e rreth saj gjendjet “zona që nuk e shohim”, e cila megjithatë është e dukshme në shikimin e parë indirekt dhe të pjesshëm, dhe përbën një pjesë integrale, pa të cilën përjetimi nuk është i plotë. E gjithë kjo mund ta përshkruhet në frymën e teorisë geshtalt, ku syri i njeriut i shikon objektet në tërësi para se t’i shohë detalet dhe sugjeron se plotësia është më e madhe se shuma e detaleve.

Nëpërmjet veprave të tij Reshat Ameti na përçon mesazhe të koduara të cilat burojnë nga trashëgimia e supstrateve universale artistike, që me një lirikë, shprehje, melodi dhe poetizëm në shprehje edhe bëhen vetë poezi vizuale dhe muzikë që me anë të perceptimit të krijimtarisë hapin zona enigmatike, definimi i të cilave ka interpretime të shumta, në varësi të njohurive të vëzhguesit dhe të paradigmave të përjetuara.