Profesoresha e njohur Gjyla Çeliku përmes një postimi në facebook i është përgjigjur kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në emisionin “Klik Plus” në TV21 ka drejtuar ak uza të ashpra në adresë të partive opozitare shqiptare, sidomos Alternativës.
“T’ekzistosh n’listën e zezë të Amerikës dhe të promovosh veten me Amerikën, kjo ndodh vetëm në politikën shqiptare të Maqedonisë! Dil ti njëherë nga lista e zezë dhe pastaj do të besojmë shpifjet e tua të zeza bashkë me porositësit e tu që t’kanë dërgu me bo show. Do ishte më mirë t’na dëshmosh për ata t’pushtetit sepse për këta që ti shpif ne s’kemi parë dëm! Kujt i pengon një opozitë e bashkuar? Pse mendoni që ju duhet të jeni sunduesit?
Çka i ofrove ti popullit me porositësit e tu për 20 vjet? Koha ndryshoi, gjeneratat e reja s’duan as emrin t’ua dëgjojnë dhe jo më t’ju votojnë! Mosni me përçarje sepse bota nuk rrotullohet vetëm rreth jush dhe ju them me gojën plot që JU JENI POLITIKANË ME AFAT TË SKADUAR”, ka shkruar Gjyla Çeliku në profilin e saj në rrjetet sociale.