E pranon ministri: Unë i pari mora vesh se mund të ikë Mijallkovi! Ja emri! (Foto)

Me siguri unë jam ministri i parë i cili e ka marrë informacionin se mund të arratiset Sasho Mijallkovi. Kështu deklaroi sot ministri i drejtëisë, Bojan Mariçiq, i cili thotë se këtë informacion, në takim joformal me një prokuror publik të premten në mbrëmje kur i është thënë se ekziston muhabet i çarshisë se mund të ndodhë një gjë e tillë. Mariçiq thotë se nuk ndien kurrfarë përgjegjësie.
“Unë si njeri që udhëheq institucion serioz I thashë prokurorit se duhet të verifikohen këto muhabete, sepse nuk më tregoi kush është burim i informacioneve, ajo u ruajt si e dhënë që nuk kam qasje, e luta që të verifikohen ato informacione, kurse prokuroria t’i marë masat adekuate”, tha Mariliq, transmeton Gazeta Lajm.
Mariçiq shtoi se në bazë të informacioneve që i posedon, mëngjesin e ardhshëm, prokurorja Vilma Ruskovska, për këto informacione e ka informuar ministrin e punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
“Nuk e di çka mund të bëja më shumë në atë moment. Zaten, ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje dhe kishte mjaft kohë të merren të gjitha masat. Ministria e drejtësisë nuk ka nën ingerenca as prokurori, as polici, që të mund të bëjë diçka, vetëm mund të transmetoj informatë”, tha Mariçiq.