Prof.Maksuti: Ligjet i kemi, vërejtja është se ato nuk zbatohen në praktikë

Prof.dr.Mersim Maksuti, në një intervistë për “Alsat”, duke fol per Raportin e Brukselit dhe sidomos per verejtjet qe ngërthen raporti e qe kane te bejne me Maqedonine e Veriut, nder te thjera ka thënë se “këto Maqedonisë nuk duhet t’i vijnë si vërejtje kritike, por si udhërëfyes për atë se çka mbetet ende” dhe çka duhet të përmirësoj në fushën e reformave dhe ta kthej vendin në një shtet të së drejtës funksional stabil dhe demokratik.
“Ne Ligjet i kemi dhe ligjet vendi ynë është duke i rishikuar, por vërejtja kryesore është se ato ligje nuk zbatohen në praktikë dhe kjo vërejtje është përsëritur gjithnjë në mënyrë sistematike dhe po vazhdon edhe më tej të ndodh e njëjta vërejtje pra e njëjta problematikë. Andaj reformat duhet të zbatohen në praktike dhe kjo është mangësia apo defekti kryesor me të cilin po përballet edhe pushteti aktual”, ka thënë per “Alsat”, prof.dr. Mersim Maksuti.