Prodhimi i injorancës

Shkruan: Shkëlzen Halimi

Jo një herë është thënë se shoqërisë shqiptare i mungon ndjenja e përgjegjësisë. Pikërisht kjo mungesë çoi drejt zbehjes së vlerave morale, kurse pa këto të fundit nuk mund të fitohet asnjë betejë. A ishte kjo pikërisht ajo që shqiptarët i bënte të ndjehen shpesh si humbës, apo as këtë nuk mund ta perceptonin për shkak të ngurtësisë së brendshme shpirtërore. Kurse kjo ngurtësi prodhoi vetëm egoizëm, injorancë, individë pa parime e kështu me radhë. Një konglomerat i këtillë shoqërinë shqiptare e bëri shoqëri pa gjak. Të vet-pëlqyerit që ishin të shumtë, vazhdimisht tentonin të imponojnë të vërtetat e tyre, përmes të cilave insistonin që të mbeten në sipërfaqe, gjithnjë duke u fshehur prapa vlerave kinse morale, intelektuale dhe mbi të gjitha prapa vlerave kombëtare. Gjithsesi kjo do të ketë ndikuar që midis shqiptarëve të ketë inflacion servilizmi, faktorizim brenda natës të anonimëve dhe një armatë të politikanëve mediokër.

Loading...