Është mirë të mos harrohet afera Telekom

Xhevdet Hajredini

Në interes të qytetarëve dhe konsumatorëve të Telekomit dhe EVN-së, por edhe të shtetit, do të ishte që rrogën e kuadrove udhëheqëse nga Maqedonia ta përcaktojë Qeveria dhe të paguhet nga buxheti.
Poashtu do të ishte mirë që të mos harrohet afera skandaloze me korrupsionin disamilionësh që Telekomi para disa viteve ua pagoi politikanëve në Maqedoni për ta siguruar monopolin në treg.
“Prokurorët dhe gjykatësit e pavarur” presin që lënda për këtë aferë të vjetrohet.

Loading...