Prodhime të bollshme bujqësore

Në fushën e prodhimit bujqesor,pavarësisht kushteve te motit të cilat kanë qënë të vështira në shkallë globale, Kina pret nje stinë produktesh të bollshme dhe të ketë rendimente të larta të prodhimit të drithërave këtë vit. Vlerësohet se sipërfaqja e kulturave të vjeshtës sivjet arrin në 86 milionë hektarë, duke pasur rritje në krahasim me vitin e kaluar. Edhe vëllimi i blerjes pritet gjithashtu të ngrihet. Vlerësohet se rreth 175 miliardë kilogramë drithëra do të blihen gjatë sezonit të pikut këtë vit, me një rritje prej rreth 10 miliardë kilogramë krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme. Në të njëjtën kohë, çmimi mesatar për orizin është rreth 0.42 dollarë amerikanë për kilogram, dukshëm më lart se çmimi më i ulët mbrojtës.


Për sa u përket llojeve të drithërave, prodhimi i grurit dhe orizit është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me një tepricë të lehtë të grurit dhe një tepricë vjetore prej rreth 30 miliardë tonë të orizit, duke treguar një nivel të lartë të rezervave të drithërave dhe një furnizim të bollshëm të llojeve të tyre.
Festa e të Korrave e Fermerëve Kinezë është festa e parë kombëtare e krijuar posaçërisht për fermerët e vendit. Festa, që ka nisur në vitin 2018, përkon me sanataditën (ekuinoksin) e vjeshtës çdo vit dhe një nga 24 fazat diellore të kalendarit hënor-diellor kinez, që zakonisht bie midis 22 dhe 24 shtatorit, gjatë sezonit të korrjeve në vend.