Sela: Pushteti po punon që të harrohet tragjedia në Tetovë (Video)

Duke folur për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Ziadin Sela, akuzoi pushtetin se mundohet të manipulojë opinionin dhe po punon që të harrohet kjo ngjarje tragjike.
“Në natën e parë të ndodhive në Tetovë, mbledhja e elementeve të qeverisë atje, faktorëve të qeverisë. Më tepër ngjante me mbledhjen e një mbledhje në shtabin e krizës, në të cilën po bëjnë agjendën e PR se si të dalin nga situata sesa realisht për të ndërmarë diçka për situatën. Shkuan atje pasi gjithçka kishte përfunduar dhe pastaj vazhduan të shkojnë për fotografi. Pastaj filluan me planin e PR me 3 ditë zie. Për të fituar kohë edhe me tre ditë tjera që u morën me dorëheqjen që e kanë dhënë. Pastaj nuk u pranun dorëheqjet dhe u paralajmëruan hetimet. Nga dita e hënë Parlamenti nuk funksionon sepse fillojnë zgjedhjet lokale. Edhe nëse do të pranoj kryeministri dorëheqjet nuk ka parlament i cili do ti pranojë ato dorëheqje dhe do të ndrohet ministri. Pastaj gjithçka të humbet nga zgjedhjet lokale dhe të vazhdoj ashtu si ka vazhduar. Unë nuk pres që të ketë moral te këto njerëz sepse nuk e kanë, nëse do e kishin nuk do të vinim te kjo situatë. Kjo ka ardhur më tepër në këtë situtë, për të marë 5 para më tepër. Kanë bërë një furnizim publik për spitalet modulare të cilët rezultati e thotë vetë. Mbrenda 3 minuta gjithçka përfundoj, me këtë edhe jeta e njerëzve në formën me makabre të mundshme. Vetëm kaq nëse mendojnë njerëzit që janë përgjegjës.

Sikur të mos kenë pikën fajin, a faj kanë goxha ata nuk do të vazhdonin të i mbajnë ato poste publike. Për çdo objekt mbrenda kufijve të një komune përgjegjës është kryetari i komunës shërbimet e komunës duhet të japin leje. Pamarëparasysh a është objekt i përhershëm apo I përkohshëm. Ja edhe një segment përgjegjësie, për të cilën prokuroria këtu nuk po mer masa. Qarkullon një informatë që, ekspertët gjerman veçmë e konstatuan përgjegjësinë e komunës dhe inspektoratit komunal në lidhje me këtë segment. Elementi tjetër i drejtorit dhe vetë fakti që aty ka familjarë që janë kujdesur për pacientët, në ndërkohë jemi në një situatë pandemie dhe është e ndaluar me ligj. Këtu flet për një përgjegjësi direkte të drejtorit dhe ministrit te shëndetësisë. Hetime paralajmëroheshin dhe zv.kryeministri i parë z.Grubi, ishte prezent mbrenda në spitalin modular.Ky duhet të jetë një element shtesë që ai të meret në pyetje nga prokuroria dhe të përgjigjet, sepse askush nuk duhet të jetë përmbi ligjin. Deri tani unë mendoj që më tepër është manipuluar opinioni sesa janë bërë hetime dhe idea është që ky popull të harrojë. Nuk duhet të harrohet ajo tragjedi sespe është me të vërtetë makabre. Përgjegjësia duhet të dalë në shprehje, sepse vetëm duke i vendosur para përgjegjësisë njerëzit që janë përgjegjës, ne do të ndalojmë që në të ardhmen të na ndodhin tragjedi të tilla”, tha Sela./Gazeta LAJM