Procedurë kundër dy personave nga Radovishi, përdorën PCR teste të rrejshme në aeroportin e Shkupit

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup, deri tek Gjykata Penale sot ka dorëzuar urdhër dënimi për dy qytetarë nga fshati Konçe të Radovishit, të cilët ngarkohen për veprën penale falsifikim.
Më 29 mars, në aeroportin e Shkupit, gjatë tentimit për të dalë jashtë vendit ata kanë përdorur certifikatë të rrejshme për PCR test.
Prokuroria Publike i ka propozuar gjykatës që për dy personave të akuzuar tu shqiptohen dënime në vlerë prej 200 euro.