Probleme për Barcelonën nëse La Liga e fiton apelin për rastin e Gavit

Barcelona konfirmoi të martën (sot) se ia ka dalë të regjistrojë Gavin si lojtar i ekipit të parë.

La Liga e kishte refuzuar kërkesën e tyre për shkak të padisponushmërisë së tyre financiare, por katalunasit e dërguan rastin në gjykatë.

Gjykata e ktheu përgjigjen pozitive për Barcelonën, por që La Liga do ta apelojë vendimin dhe do të synojë t’i shkaktojë probleme klubit kataunas, raporton gazetari i Marcas, Luis Rojo.

Gavi ka klauzolë një miliard euro te Blaugranasit, por që në rast se këta të fundit dështojnë në gjykatë nga apeli i ligës, atëherë do të kenë probleme serioze.

Kontrata e fundit e Gavit do të anulohej dhe klauzola e tij do të binte në 50 milionë euro.