Probleme për Barcelonën, Araujo mungon për disa muaj

Blaugranasit u kualifikuan në fazën tjetër, sidoqoftë, jo gjithçka shkoi mirë për skuadrën e Xavit, me mbrojtësin Ronal Aruajo që u detyrua të largohet nga fusha shkaku i lëndimit, transmeton lajmi.net.

 

Një tifoz i katalunasve, ka publikuar një foto të uruguaianit që konfirmon lëndimin në krah, edhe pse Barcelona ende s’ka dal me ndonjë komunikatë zyrtare.

 

Mediat spanjolle raportojnë se shkaku i këtij lëndimi, Araujo do të jetë jashtë fushës së gjelbër për se paku disa muaj.

Ndërkohë, përpos Araujos edhe mesfushori Frenkie de Jong pësoi lëndim dhe pritet që Barcelona të dal me ndonjë komunikatë zyratare.