Formacionet e mundshme: AC Milan – Roma

“Rossonerët” duan pikët e plota që të vazhdojnë me ndjekjen e Interit në krye të Seria A, derisa Roma gjithashtu synon fitoren pasi është duke ‘luftuar’ për top katër, transmeton lajmi.net.

 

Dy skuadrat janë në formë të mirë, andaj do bëjnë më të mirën, pavarësisht mungesave të shumta.

Milan do jetë pa disa yje si Simon Kjaer, Pietro Pellegrini, Ciprian Tatarusanu, Ismael Bennacer, Fodo Ballo-Toure dhe Franck Kessie, derisa te Roma mungojnë Leonardo Spinazzola, Amadou Diawara dhe Ebrima Darboe.

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Romagnoli, Tomori, Florenzi; Bakayoko, Tonali; Leao, Diaz, Saelemaekers; Ibrahimovic.

Roma (3-5-2): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Pellegrini, Cristante, Veretout, Vina; Zaniolo, Abraham.

Ndeshja zhvillohet në “San Siro” dhe nis në ora 18:30.