Vetoja e Francës për fillimin e negociatave për aderim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë nuk do të thoshte “jo”, por se duhet të pritet, deklaroi ambasadori francez në Austri Fransoa Sen Poll, duke shtuar se Parisi nuk është vet në atë qëndrim.
Duke folur para gazetarëve në Shoqatën e Gazetarëve të Evropës (AEJ) në Vjenë, Sen Poll sqaroi se Franca e ka bërë atë sepse konsideron se zgjerimi në formën e tanishme është gabim strategjik.
“Nevojitet fillimisht të ndryshohet metodologjia e zgjerimit që të vazhdojë”, tha ambasadori.
Komisioni Evropian, theksoi, tashmë harton propozime që do të prezantohen së shpejti.
“Shpresojmë se kjo do të sjellë në zgjerim”, tha Sen Poll, duke shtuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mund lehtë të hyjnë në BE.
Sen Poll, i cili ishte ambasador në Kroaci para mbërritjes së tij në Vjenë, gjithashtu tha se BE-ja nuk i mbështet mjaftueshëm vendet pas aderimit në Union.
Ai sqaroi se aderimi konsiderohet fundi i rrugës dhe nuk ka mbështetje shtesë për reformat që nuk mund të tejkalohen vetëm me fondin për kohezion.
“Metoda e njëjtë ishte zbatuar edhe për Evropën Lindore kur bëhet fjalë për Spanjën apo Austrinë”, tha ambasadori, duke theksuar se nuk janë marrë parasysh nevojat e veçanta dhe prapaskena historike.
Në këtë kontekst, ai bëri thirrje për bashkëpunim më të madh në BE.
Ai, gjithashtu, u përqendrua në problemin me migrimin dhe theksoi se BE-ja nuk mund të përqendrohet jashtëzakonisht në Fronteksin dhe bëri thirrje për stabilizim të vendeve të origjinës dhe transitit.
“Kriza e migrimit në vitin 2015 ishte befasuese vetëm për ata të cilët dëshironin të jenë të befasuar. Evropianët duhej të bashkëpunimin më shumë. Duhet t’i mbrojmë vlerat, interesat dhe vendet e e tona të punë, sepse kemi progres të mirë këtu”, sqaroi Sen Poll.