Prishtinë: Konfiskohen 35 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Policia e Kosovës ka konfiskuar dje në Prishtinë 35 kartela grafike të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhim të kriptovalutave.

“PRODHIM I NDALUAR Prishtinë 08.01.2022-14:00. Pas marrjes së informatës për veprimtari të paligjshme të prodhimit të kriptovalutave, me njoftim të prokurorit dhe urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast janë gjete tridhjetë e pesë (35) kartela grafike funksionale të cilat kanë qenë të kyçura në prodhim si dhe katër kartela të cilat kanë qenë jashtë funksionit”, transmeton Klankosova.tv.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësia e KEDS-it për të verifikuar a është keqpërdorë energjia elektrike dhe njësia Doganës Qendrore Antikontrabandë të cilët kanë bërë konfiskimin e pajisjeve të cilat dyshohet se janë përdorur për prodhim të kriptovalutave”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.