Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy lokacione në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Sipas Policisë, gjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, dokumente identifikuese dhe kartela bankare.
Bastisjet janë kryer më 9 shtator 2026 në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Tre persona të dyshuar kosovarë janë intervistuar nga Policia, ndërsa pas konsultimit me prokurorin janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.



