Këtë vit festivalin Evropian të këngës e fitoi Ukraina.
E traditë e Eurovisionit është që fituesi ta organizojë konkursin vitin pasues, mirëpo duke siguruar disa kritere.
Por, EBU duke marrë parasysh rrethanat aktuale të luftës, raporton se Eurovision 2023 nuk do mund të mbahet në Ukrainë.
Ndaj, si rezultat i këtij vendimi, që ky festival të vazhdojë tutje, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në që ky eveniment të mbahet në Britaninë e Madhe.