Më parë kërcënoi me luftë, Erdogani: Tani e tutje, Greqia t’i shkojë hallit mbrapa

Presidenti turk Rexhep Tayyib Erdogan ka bërë deklarata të forta në lidhje me raportet e Turqisë dhe Greqisë, në një kohë të tensionuar mes dy shteteve, ku flitet herë pas here edhe për ndonjë konflikt të armatosur për shkak të ishujve.

Ndërkohë që më herët tha se nuk e njihte më Mitsotakisin dhe nuk komunikonte më me të, Erdogani tha sot se edhe qeveria e tij do të ndërpresë raportet me Greqinë.

Unë i kam shprehur edhe më herët qendrimet e mia në lidhje me atë që po ndodh me Greqinë. U kemi thënë që nuk ka më takime me ta për aq kohë sa përballë nuk do të kemi politikanë të ndershëm dhe që mbajnë fjalën. Po ashtu u kemi thënë se nuk do të zhvillohen më mbledhje të nivelit të lartë këshillit strategjik. Takimi i planifikuar këtë vit nuk do të zhvillohet. Ky është një mesazh i qartë. Nga sot e tutje, Greqia të shohë hallin e vet dhe të kujdeset vetë për hallet e saj”, tha Erdogan.

Grekët janë duke u përgatitur për skenarin më të keq në marrëdhëniet me Turqinë gjatë kësaj vere. Mediat greke raportojnë duke iu referuar burimeve nga Ministria e Mbrojtjes se janë duke u përgatitur për një skenar si ai i krizës në ishuillin Imia në vitin 1996 që çoi vendet në prag të luftës.

Protothema” raporton se ushtria greke është duke u bërë gati për një pushtim të një ose disa ishujve nga forcat turke pas retorikës së ashpër nga Erdogan dhe Ministria e Jashtme e Turqisë, të cilët kanë vënë në dyshim sovranitetin territorial të Greqisë mbi ishujt në fjalë, raporton abcneës.al.

Prej vitesh Turqia kërkon demilitarizimin e ishujve grekë përballë tokës turke duke iu referuar Traktatit të Luzanës, i cili parashikonte se asnjë ushtar apo teknikë ushtarake nuk duhej të gjendej në këto ishuj. Me këtë kusht, ishujt kaluan nën sovranitetin e Greqisë.

Kriza e vitit 1996

Ishulli Imia, i njohur nga turqita si “Kardak” ndodhet përballë tokës turke dhe në vitin 1996 aty mësynë forcat speciale të Turqisë duke hequr flamurin grek dhe vendosur atë turk. Situata u zgjidh par ndërhyrjes së amerikanëve, ndërkohë që Turqia dhe Greqia ishin të gatshme për të luftuar. /abcnews.al